Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot se lista e plotë e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit do të kalojë në këshillin dhe në kryesinë e PD-së sipas afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor.
“Kundërshtari politik i yni ka nisur fushatën duke caktuar krerët e qarqeve, ndërsa ne kemi nisur duke caktuar disa detyra për strukturat e partisë dhe në këto kohë po caktohen drejtuesit e qarqeve”, tha Bardhi i ftuar në një studio televizive.
Ai theksoi se “nuk ka pasur asnjë vonesë nga procesi që kishim parashikuar”.
“Në qershorin e vitit të kaluar kemi pasur një proces për përzgjedhjen e kandidatëve. Për zona të caktuar mund të kemi shpallje më herët, por lista e plotë do të kalojë në këshillin dhe në kryesinë e PD-së sipas afateve ligjore që parashikon kodi Zgjedhor”, tha Bardhi. ///ata///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari