Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ngriti akuza mbi rregullësi të procesit zgjedhor në këtë qark.
Në një postim në rrjetet, Bardhi tha se përballë në këtë betejë kishte bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin.
Nga ana tjetër ai falënderoi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike.
“Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falënderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin”, tha ai.
Njëkohësisht ai falënderoi strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit.
“Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”, deklaroi Bardhi.(Arlinda GJONAJ)///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi