Teksa kryeministri Edi Rama tha se sasia e testimeve nuk përcaktohen nga politikanët, por nga ekspertët, kryedemokrati Lulzim Basha vijon të theksojë se kjo deklaratë është tregues se qeveria është e papërgjegjshme! Në përgjigje të kryeministri Edi Rama, Basha i kërkon që të lërë sulmet ndaj opozitës dhe të mos fshihet pas një komiteti teknik.
“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij”, tha Basha./R-SR//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi