Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se kryeministri Edi Rama shpërdoron taksat e qytetarëve me fluturime me avion privat.
Në një reagim, Basha theksoi se “në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International”.
“Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse Vetingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, tha Basha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI