Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për demokratët është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës.
Basha deklaroi më tej se nuk do të lejojë askënd që për interesa të vetat politike, “të çojnë demokratët symbyllazi në hullitë e nongratave”.
Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.
“Beteja e vërtetë nuk është me ta, por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi. Jemi të hapur, që do të thotë t’i bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD”, tha Basha. Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD (Foto: Florian Abazaj)///





Fotot nga Florian Abazaj
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi