Bashkia e Finiqit, eshte partnere ne projektin ‘SOLIS’ te BE, krahas bashkise se Janinës dhe Igumenicës .SOLIS, eshte projekt strategjik për energjinë e ripërtëritshme.

Ditën e martë, me 14 dhjetor, në ambientet e Frontzou Politia në Janinë, Universiteti I Janinës organizoi një konferencë shtypi për të prezantuar në publikun e gjerë projektin ‘SOLIS’. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë autorite rajonale të zonës së Epirit si dhe partnerët e këtij projekti, të cilët kishin mundësinë të prezantonin për mediat aktivitete që po kryhen në kuadër të projektit SOLIS

Ne kete promovim te projektit ne Janine, ka qene i pranishem edhe kryebashkiaku i Finiqit, Kriso Kiço, duke perfaqesuar Bashkine e Finiqit si partnere në këtë projekt strategjik ,Kiço, në cilësinë e partnerit të dytë në projekt, ka prezantuar bashkinë e Finiqit si dhe aktivitetet të cilat po implementohen në kuadër të projektit SOLIS.

Univeristeti I Janinës, si organizator I aktivitetit dhe si partner I tretë në projekt është përfaqësuar nga Zëvendës Rektori z. Mina Pasxopoulo dhe nga presidentja e Departamentit të Edukimit të Ciklit të Ulët dhe udhëheqëse shkencore e projektit, Katerina Plakitsi. Bashkia e Prevezës, si partner I parë në projekt, është përfaqësuar nga Kryetari, Nikos Georgakakos. Të ftuar special ishin Nënprefekti I Epirit , Odiseas Potsis, Drejtori I Arsimit të Epirit, Kostas Kamburakis, zyrtarë të tjerë të bashkisë së Janinës, të Universitetit dhe të shoqërisë civile.
Të gjithë të pranishmit kanë theksuar rëndësinë e implementimit të projekteve të tilla, të cilat synojnë të sjellin në pah mënyra inovative të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI