Bazilika e Madhe e Butrintit është një nga monumentet më të rëndësishme e nga më të vizituarat e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërtuar në fund të shekullit V, mbi rrënojat e një banje romake.
Vendndodhja e saj tregon mënyrën si Butrinti është formuar në kohë, jo duke fshirë atë që ishte më parë por, duke ndërtuar mbi të. Një hapësirë publike romake u shndërrua në një qendër të krishterë, dhe me këtë ndryshoi edhe kuptimi i vendit.
Brenda bazilikës, arkitektura pasqyronte edhe rendin e shoqërisë. Zona më e rëndësishme ishte bema, pranë absidës, ku ndodhej altari. Më tej shtrihej nefi, hapësira e besimtarëve. Edhe në një vend adhurimi, ndarja shoqërore e kohës mbetej e dukshme.
Sot, ajo që ka mbetur nuk është vetëm struktura e një kishe, por gjurma e një bote ku besimi, pushteti dhe rendi shoqëror takoheshin në të njëjtën arkitekturë.(Edlira RUZI)///
ME SHUME LAJME
Info PLUS. Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?
Sarandë. Në prag të sezonit veror, zgjerohet plazhi publik i “Centralit”
Politika.Elisa Spiropali sfidon Edi Ramën: Më përjashto!