SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Beautiful Albania”, Rama ndan foton nga Ksamili

 Ksamili, qyteti bregdetar në jug të vendit, ku deti dhe ishujt luajnë mes nuancave të bruzit, jeshiles e blusë së thellë, është gati për të pritur pushues nga gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”, ndau foto të tre ishujve në vijën bregdetare të Ksamilit. Ksamili është një qytet i vogël në brezin bregdetar të quajtur zakonisht riviera shqiptare, që shtrihet në detin Jon me ngjyrë bruz dhe përballë ishullit grek të Korfuzit. (30 min. larg me tragetin delfin)

Vitin e kaluar Ksamili u rendit si vendi i dytë më i kërkuar për pushime në AirBnB në mbarë botën.(Arlinda Gjonaj).///

error: