SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e diel, 2 qershor 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet kodrinore të vendit në orët e mëngjesit dhe mesditë shi i dobët afatshkurtër dhe lokal. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/31Diell re shi
Kukës16/29Diell re shi
Lezhë17/31Diell re
Dibër16/29Diell re shi
Durrës18/32Diell re
Tiranë20/34Diell re
Elbasan17/34Diell re
Berat17/34Diell re
Vlorë21/32Diell re
Korçë14/29Diell re shi
Gjirokastër16/33Diell re
Sarandë20/32Diell re
error: