Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko ka komentuar edhe komisionin e ngritur nga grupi i Berishës për hetimin e parave ruse dhe nxitimin për të dalë në përfundime. Ai tha se ushtarët e Berishës nuk kanë çfarë të hetojnë pasi gjerat janë të qarta. Në lidhje me një dorëheqje të mundshme të Edi Ramës, ai u shpreh se nëse kjo do të ndodhte kurrsesi nuk do të ndodhte se ia ka kërkuar Berisha, por sepse ashtu e kanë kërkuar amerikanët.
Dorëheqja e Ramës do të vijë pas asaj që kërkoi Berisha? Mos bëni shaka. Rama nuk jep dorëheqje se ai kërkon Berisha. Rama këtu i kishte dosjet që mund të godiste Berishën, por ai e ka kursyer.
Kjo situatë na vjen nga SHBA. Deklaratat e Berishës janë retorika. Berisha nuk bën dot as revolucion, pasi nuk ka mbështetje. Forca e djathtë nuk ka lidhje me revolucion. Ne jemi anëtar i NATO-s dhe kemi hapur negociatat me BE-në , termi revolucion është zhdukur.
Shqipërinë e kanë marrë në dorë tjetërkush për fat të mirë të shqiptarëve. Sistemi amerikan i drejtësisë është perfekt, nuk çedon në asnjë aspekt. Opinioni i shqiptarë është kundër Berishës. Ai është si një makinë e vjetër që ka zënë rrugën dhe ka ndërprerë avancimin e të tjerëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI