Bashkia Sarandë organizoi mbjelljen e 250 fidanëve pishë deti, në një parcelë në fshatin Berdenesh,.
Në këtë aktivitet, me ndikim të drejtpërdrejtë në krijim të mjedisit miqësor e të shëndetshëm, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Adrian Gurma. Mbjellja e fidanave të rinj u krye nga nxënës të shkollës 9-vjeçare të Çukës, nga punëtorë të përfshirë në projektin gjerman GIZ, si dhe përfaqësues të shoqatave pro-mjedis, punonjës të stacionit zjarrfikës etj.
Duke mbjellë sot një fidan, e bëjmë jetën më të gjelbër, për të sotmen dhe për brezat që vijnë. Ky ishte mesazhi i ditës se mbjelles se fidanave te reja pranë Berdeneshit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI