SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Belinda Balluku në Athinë, takohet me Mitsotakis

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori pjesë në takimin Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se në fokus të takimit, ishte siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike.

“Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse të takimit – Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore.

Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.

Shqipëra mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme.”, shkruan Balluku.///

error: