SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: 11 maji farsë elektorale, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cilësoi sërish sot zgjedhjet parlamentare të 11 majit si “farsë elektorale”.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se kërkojnë “krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja”, ndërsa theksoi se “zgjedhjet nuk do të njihen”.

“Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë. Ky është qëndrimi ynë”, u shpreh Berisha.

I shoqëruar nga deputeti i ardhshëm i qarkut të Elbasanit Blendi Himçi, Berisha së bashku me të denoncuan atë që e cilësojnë si “treni bullgar”.

Sipas Berishës janë gjetur “prova të fletëve të votimit të vulosura të gjetura në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri”.

“Gjithçka janë rezultate të paracaktuara. Unë mund t’u them ju se do shihni kuti votimi në të cilat 200 fletë njëra pas tjetrës kanë të njëjtën palosje. Ose është ‘treni bullgar’ që është e njëjta gjë pastaj”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “ne kemi me qindra dokumente të pafundme të shkatërrimit, të shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale”.

“Pra kjo është farsa e vërtetë elektorale dhe ne duam që shqiptarët të votojnë dhe të mos vuajnë farsën elektorale dhe pasojat e saj”, u shpreh Berisha.

Berisha nënvizoi se “ne do qëndrojmë me të gjithë potencialin tonë, fuqinë tonë, që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë të një vendi dhe jo të përjetojnë farsa të turpshme elektorale”.///

error: