Pyetje: Dita e fundit në politikë?
Berisha: Njeriu që në ccdo dy fjalë lëshon 3 gënjeshtra nuk meriton t’i përgjigjet. Ajo fjalë nuk është thënë kurrë as nga unë dhe as nga ndonjë bashkëpunëtor i imi. Ajo fjalë egziston e regjistruar si kërcënim nga njerëzit më të afërm e Lulzim Bashës. Por as Blindat dhe as vrima e miut nuk e shpëton më Lulzim Bashën nga populli opozitar. Sot u arrit që ccdo shqiptar të kuptojë se ccfarë përfaqëson Lulzim Basha para tyre. Kjo ditë do mbetet në memorien e shqiptarëve si një nga ditët më të rëndësishme në historinë e tyre.
Pyetje: A do padisni Bashën?
Berisha: Që aty ka vrasës kjo është shumë evidente. Njëri prej tyre është me mbiemër Shata. Po nuk është i vetëm , ka dhe të tjerë. Që aty ka persona në kërkim është shumë evidente. Janë madje në foto persona të grupeve fondamentaliste. Grupi juridik i Komisionit të Rithemelimit do të konsiderojë të gjitha procedurat ligjore. Natyrisht nuk kemi besim te drejtësia e shndërruar në një degë të Edi Ramës.
Pyetje: PD të nisë dhe me një seli të re?
Berisha: E vërteta është që nëse ka patur në kuptimin figurativ një bunker real ka qenë ushtria. I tillë ishte hermetizmi, dhe Shqipëria atëherë ishte një bunker. Në memorien time nuk kanë egizstuar blinde në atë ndertesë. Blindet i shtoi aty për herë të parë në egizstencën e saj Lulzim Brava. Ndërtesat kanë kujtime e tyre por ajo mbetet selia e PD-së dhe jo e Lulzim Bashës dhe ne kemi objektivin tonë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI