Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me sipërmarrës në vend, nga ku deklaroi se nga projekti “Ballkani i hapur” po falimentojnë çdo ditë dhjetëra dhe qindra ferma.“Sepse prodhimet blegtorale dhe bujqësore po zëvendësohen me prodhimet e Serbisë, të cilat janë të paktën 80 herë më shumë të subvencionuara se prodhimet në Shqipëri”, tha ai gjatë fjalës së tij.
Kreu i PD-së, akuzoi qeverinë se po ndjek një politikë që synon shkatërrimin e bizneseve dhe largimin e shqiptarëve. Berisha bëri të ditur se numri i bizneseve në vend është përgjysmuar në periudhën 2013-2021, ndërsa ligjet fiskale u ndryshuan 40 herë.
“Bizneset në këto vite janë përgjysmuar. Nga 210 mijë biznese, sot numërohen 107 mijë. Ndaj bizneseve të vendit dhe të huaja u zbatuan praktika trysnie, gjobe, zhvatje të pashembullta. Në këto vite, 2013-2021, ligjet fiskale u ndryshuan 40 herë. Unë ju garantoj ju se po të marrësh të gjithë kontinentin dhe vendet e tjera së bashku, nuk përbëjnë një ndryshim 40 herë si në Shqipëri”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI