Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi u shpreh se Lulzim Basha është nisur për në SHBA bashkë me Agron Gjekmarkajn, por e kanë zbritur në Romë.
Ai tha Basha u ftua nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, por FBI nuk e ka lejuar të shkojë në Shtetet e Bashkuara.
“Kam respekt për zonjën Karen Donfried se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashën, dhe të gjitha këto 1 javë para Referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat. Tha që do shkonte Basha në SHBA. U nis Basha në SHBA me Gjekmarkajn, e zbritën në Romë të Italisë”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI