Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i përcolli sot urimet presidentit të 47-të të SHBA, Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Duke folur në tubimin poshtë dritares së shtëpisë së tij, nga “arresti i shtëpisë”, Berisha u shpreh se, demokratët shqiptarë ishin ndër të rrallët në botë, që e mbështetën haptas Trump-in.
Më tej kreu i PD shtoi se, “ngjarja e djeshme ka ndryshuar Amerikën, dhe për aq sa Amerika ndikon në botë, edhe botën”.
“Ajo ka disa mësime të mëdha për shqiptarët. Mësimi i parë për qytetarët shqiptarë është se, rikthimi është i mundur, rikthimi është i jashtëzakonshëm. Rikthimi i Donald Trump, pasi u përpoqën me atentate të përcaktonin presidentin e SHBA është rikthim sa tokësor, aq edhe hyjnor”, theksoi Berisha.
Por, shtoi ai, “siç e dini dhe ju, Sali Berisha u rikthye pas rebelimit komunist. Përballoi bomba, atentate dhe çdo gjë. Por besimi i tij te shqiptarët dhe i shqiptarëve tek ai, bënë që ai të jetë kryeministër në vitin 2005-2013”.
“Mos harroni, ju lutem, mos harroni kurrë takimin tonë të parë në hotel ‘Rogner’ në mbledhjen e parë të Rithemelimit. Në atë takim unë u rrëfeva ju se, një president i SHBA-ve i kishte thënë një mikut tim kur ai po fliste për mua, se në ujërat e një lumi nuk lahesh dot dy herë. Unë, atë shtator të 2021 isha personi që në ujërat e një lumi isha larë dy herë, por u zotova se do të lahem edhe herën e tretë! Është radha jonë”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI