Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me refuzimin nga Policia e Shteti për të zhvilluar protestë e lajmëruar me 6 dhjetor, ditën e Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një komunikim në rrjetet sociale, Berisha tha se Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Lidhur me këtë njoftim, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Por krahas kësaj, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim që të njoftojë policinë. Së treti, policia e shtetit e Edi Rramës, po e trajton samitin e liderëve të BE, sikur këtu po mblidhen diktatorët e botës, në një kohë kur ata që vijnë në Tiranë janë shtetarë të zgjedhur me votën e lirë. Komisioni Europian, për të qartësuar pozicionin evropian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet. Prandaj ai refuzim është i paqenë. Ai tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që do të mbushë sheshin më datën 6 në orën 12”, shprehet ai.
Po ashtu Berisha foli dhe për mbledhjen e dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri.
Sipas Berishës, Rama është një vasal i Vuçiçit të tij dhe nuk mund të paraqitet si patriot apo atdhetar.
“Por Edi Rama do preferonte më shumë që parlamenti i Kosovës të mblidhej në parlamentin e Serbisë.Ky është një përvjetor dhe unë do i them fjalët e mia në aktivitetin e përbashkët.Me këtë rast i përshëndes deputetët e Kosovës. Rama është një vasal i Vuçiçit të tij. Nuk mund të paraqitet si patriot apo atdhetar, por një armik i vendosur i pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së saj në BE”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI