SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti: Profesionist i guximshëm

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti, duke e cilësuar atë një profesionist të talentuar dhe një zë të rëndësishëm të qytetarëve të Vlorës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo është një ditë zie për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe median në vend, si dhe për qytetin e Vlorës.

“Enrik Mehmeti do të mbahet mend gjithmonë nga familja dhe qyteti i tij si bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, si një gazetar i talentuar, i guximshëm dhe avokat i vërtetë i interesit publik të qytetarëve të Vlorës”, shkroi Berisha.

Ai i shprehu ngushëllimet familjes, të afërmve dhe kolegëve të gazetarit, duke uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

Gazetari Enrik Mehmeti u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor në zonën e Porto Novës, në Zvërnec të Vlorës.(Gjergji MIMA)///

error: