Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime. Berisha u shpreh se “nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter”.
“22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite. Ai duhet të largohet si kryeministër”, tha Berisha.
“Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë, që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat. Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave Tiranë, Fier dhe Elbasan është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherët dhe administratorët e kësaj ndërmarrje, por faktikisht, ndonëse të gjitha objektet e krimit nuk konfiskohen, dhe ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat, kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra e mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm”, tha Berisha.
Sipas tij, drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI