Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi dje Shkodrën, ku u njoh nga afër me situatën e krijuar pas reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin tonë prej më shumë se 48 orësh. Berisha, duke e cilësuar si dramatike situatën në këtë zonë, ku një ditë më parë humbën jetën dhe 2 persona, u shpreh se gjendja ishte dëshmi e plotë e papërgjegjshmërisë nga autoritetet pas hapjes së portës së HEC-it të Vaut të Dejës.
“Është dëshmi e plotë e papërgjegjshmërisë. KESH kreu krim. Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga porta e Vaut të Dejës, 2 mijë metër kub në sekondë, përveç se sa kanë derdhur nga turbinat, të gjitha këto se nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve të tyre”, tha ai. Berisha theksoi se reshjet ishin tërësisht dhe plotësisht të parashikuara, qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, apo stacioni meteorologjik italian, që në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut. Ai bëri përgjegjës për situatën kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.
“Të gjithë të dhënat tregonin se do të kishte reshje ekstreme, por i kishin sytë te paratë që do vidhnin, që i kishin prokuruar për të blerë 10 milionë euro energji elektrike, nga të cilat së paku 5 milionë i fusin në xhep. Tani që ka plasur skandali, përpiqen që të mashtrojnë dhe të justifikojnë. E vërteta është se nuk donin të ndalonin vjedhjen”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI