Pas 30 ditëve agjërim dhe lutje, besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin.
Në kryeqytet, edhe këtë vit besimtarët e falin Namazin një orë pas lindjes se diellit në Sheshin “Skënderbej”. Në ritet e tyre për këtë festë, besimtarët e nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas u drejtohen xhamive për faljen e Namazit.

Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fiter Bajramin”.

Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është seëayi- kadaif i pjekur i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata. Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fiter Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI