– Shërbimi meteorologjik Ushtarak bën të ditur se kjo javë që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime.
Ditën e hënë, si pasojë e qarkullimit të masave më të freskta me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin edhe në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie.
Tashmë po i afrohemi fundit të pranverës, kështu orët e gjata të ditës sjellin temperatura në rritje. Pikërisht në këto orare duke patur dhe paqëndrueshmëri në ajër krijohen kushtet për reshje, shtrëngata e rrebeshe të përkohshme të cilat e prekin vendin pjesërisht.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë shtrëngatave me drejtim kryesor veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht të premten.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI