Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako informoi se sot do t’i paraqesë kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit si deputet i Republikës së Shqipërisë dhe do të përballet me akuzën pa asnjë privilegj. Në një reagim ndaj kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit, Bllako theksoi se ndihet i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin e tij.
“Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar! Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë”, u shpreh ai. “Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë”, tha Bllako.
Bllako u shpreh se “ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen.Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve dhe padyshim armiqve”.SPAK njoftoi sot se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI