SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

Policia Kufitare ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Sipas policisë, 20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese  janë bllokuar në Velipojë. Gjithashtu mjetet e bllokuara janë 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe  dhe  2 mjete lundruese turistike.

Shkeljet e konstatuara janë: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

Policia bëri të ditur se 2 mjete lundruese turistike, 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 3 skafe, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Triport dhe Durrës Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masa administrative  nga 20 000 deri në 100 000 lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Ndërkaq, 2 mjetet lundruese turistike u konstatuan teksa e ushtronin aktivitetin, në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë 10 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski, 5 skafe dhe 2 gomone, u bllokuan dhe secili nga pronarët e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Policia Kufitare dhe i ajo e Njësisë Policore Detare janë angazhuar maksimalisht në  shërbim të sigurisë së pushuesve.///

error: