Kryeministri Edi Rama tha sot se, qeveria ka indeksuar dy herë pensionet, çka e ka bërë pensionin të rritet rreth 10%. Në takimin me banorë të Darzezë në Fier, Rama tha se “ua kemi indeksuar dy herë pensionet, çka e ka bërë pensionin të rritet rreth 10%, por natyrisht që duhet të bëjmë më shumë”.
“Për këtë arsye do vendosim përsëri pavarësisht se çfarë situate është dhe çfarë vështirësish ka buxheti, bonusin e veçantë të pensionistëve para vitit të ri, këtë herë do bëjmë çmos që ata ta marrin që në fillim të dhjetorit dhe me buxhetin tjetër edhe nga taksa e jashtëzakonshme çfarë do të marrim, përsëri do ta vendosim në dispozicion të kësaj përpjekje të përbashkët”, theksoi Rama.
“Ju e kemi shumë të qartë që ne jemi këtu për të bërë ende më shumë seç kemi bërë, edhe për Fierin që është bërë jashtëzakonisht shumë me thënë të drejtën. Po të bësh krahasimin me nga ku erdhëm, nuk ka krahasim fare”, deklaroi Rama duke iu referuar investimeve dhe zhvillimit që ka marrë ekonomia lokale e kësaj zone në disa drejtime.//
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore