Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët do të përfitojnë bonusin e fundvitit në vlerën 10-15 mijë lekë.
Gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve mbi ndryshimet në buxhet, Malaj sqaroi se pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin një bonus prej 15 mijë lekësh, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë.
Sipas ministrit, përtej vlerës së programuar në buxhetin fillestar prej 3.5 miliardë lekësh, shtesa për bonusin e këtij viti është 5.9 miliardë lekë.
“Kështu, totali i fondeve të alokuara për bonusin e pensionistëve shkon në 9.7 miliardë lekë, duke përfshirë rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin”, deklaroi ai. ///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi