Shërbimet e Policisë Kufitare në Borsh kanë ndihmuar 2 turistë gjermanë që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjetet kanoe me të cilat po lundronin, ishin mbushur me ujë, për shkak të dallgëve të larta.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me kanoe, rrezikonin të mbyteshin, për shkak të dallgëve të larta, kanë nisur menjëherë kërkimet, bashkë me Njësinë Policore Detare.
Gjatë kërkimeve në kushte jo të favorshme, për shkak të dallgëve të larta, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në plazhin e Krorëzës, 2 shtetasit gjermanë që kishin mbetur në det pasi mjetet e tyre lundruese ishin mbushur me ujë. Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë në breg, 2 mjetet lundruese kanoe dhe 2 shtetasit gjermanë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI