Gjatë muajit gusht u realizua projekti “Kërkime arkeologjike në zonën Vagalat/Dobra, fusha e Livadhjasë dhe Lugina e mesme e Pavllës” nga Instituti i Arkeologjisë në bashkepunim me Universitetin e Oksfordit.
Akademia e Studimeve Albanologjike bën me dije se këtë sezon gërmimet arkeologjike u përqendruan në dy sektorë. Vijimi i kërkimeve në zonën e poshtme të kodrës, pranë murit të taracimit, çka nxori në dritë një strukturë që me shumë gjasa duhet të lidhet me kompleksin e tempullit antik.
Sektori i dytë, në zonën e epërme, e cila është eksploruar gjatë viteve ’80 të shekullit të shkuar nga prof. Dhimitër Çondi. Kjo zonë karakterizohet nga struktura që i përkasin fazës së fundit të përdorimit të kodrës, e cila datohet në periudhën mesjetare. Paralelisht u punua për rilevimin dhe dokumentimin fotografik ajror të sitit dhe zonës përreth.
Krahas specialistëve nga të dy institucionet, në kërkime morën pjesë studentë nga Universiteti i Oksfordit dhe nga Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, Universiteti i Tiranës.
1 nga 6






ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI