Fshati turistik në jug të vendit, Borshi ka mirëpritur South Outdoor Festival një event që jo vetëm promovon turizmin dhe traditën, por gjithashtu gjallëron jetën dhe ndihmon ekonominë e zonës.



Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga eventet e shumta që po mbahen në kuadër të këtij festivali, një festë e vërtetë në natyrë me veprimtari sportive, kulturë, traditë, muzikë dhe ushqime tradicionale.
Ndërsa ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila i është bashkuar këtë eventi shprehet se “me South Outdoor Festival fillon mbarë sa më s’ka sezoni turistik me shumë energji, me kujdes për mjedisin, me plot aktivitete që promovojnë turizmin përtej detit dhe plazhit sepse kemi sporte natyrore, kulinari, kulturë dhe art”.
Turistë dhe qytetarë të shumtë i janë bashkuar South Outdoor Festival që do të vijojë deri më 3 maj.Në këtë edicion të pestë të traditës së ‘South Outdoor Festival’, çdo aktivitet organizohet nën frymën e mjedisit, riciklimit dhe të ardhmes së gjelbër.///

ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror