Izolohet një fshat i tërë pas identifikimit me koronavirus të një çifti bashkëshortësh, pasi burrë e grua kanë pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit Mbërs të njësisë Administrative Kurjan, bashkia Roskovec.
Autoritetet e Institutit të Shëndetetit Publik dhe Policia e Shtetit, pas thirrjes së bashkisë së Roskovecit për vetëizolim, vendosën karantinimin e të gjithë fshatit. Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje dhe dalje të fshatit Mbers, duke bllokuar lëvizjen e banorëve. Sipas bashkisë së Roskovecit, mësohet se lëvizin vetëm automjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rreptë të policisë.///R-SR///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari