Nga Joana STAMULI
Prej disa ditesh është ne qarkullim libri i ri i autorit sarandiot Panajot Zoto, “VDEKJA E NJE BOTE”, botim i shtepise botuese “TOENA”.
Ne kete vellim me proze Zoto ka perfshire 14 tregime dhe skica duke sjelle impresione, pershkrime te ndjera shpirterisht, tipa dhe karaktere nga nje “stof” i veçante social dhe nje kohe qe perbente nje mikrokozmos te paharruar per njerezit qe e jetuan dhe po kaq edhe per breza te rinj, qe duan te dijne me teper dhe te ‘germojne” ne shtresat kulturore te asaj bote.
I pyetur mbi fokusin kohor te tregimeve dhe skicave te ketij vellimi autori pohoi se :” Ne librin me tregime dhe skica “Vdekja e nje bote:, jane perfshire ngjarje e perjetime personale e sociale te nje hapësire kohore te gjate. Ne fokus eshte bota e brendshme njerëzore dhe ndryshimet sociale te ndodhura ne dy sistemet, ku dhe perjetohen ngjarje dhe rajivizohen ndjenjat dhe botet e personazheve.”

Ne pergjigje te pyetjes : A e konsideroni si nje “pjese te borxhit” te shlyer ndaj vendlindjes kete botim?, Zoto vuri ne dukje:
“Ne kete liber kam disa tregime dhe skica per vendlindjen,jo si “larje borxhi”, por si ngjizje e nje ndjenje malli dhe shprehje e nje keqardhjeje per ndryshimet drastike sociale te ndodhura gjate ketyre viteve dhe plage e te emigracionit masiv. Persa i perket borxhit, e kam nje te tille dhe po punoj qe ta shlyej me nje liber te plote kushtuar vendlundjes“.
“Vdekja e nje bote”, eshte libri i peste i Panajot Zotos, gazetar, shkrimtar e publicist i njohur.
Ky liber ne proze u botua pas librave te tjere te ketij autori si: “Mars-ditari i nje muaji te trazuar”, “Rrembimi” , “Inspektori K” dhe “Te jetosh me lajmin, te rrezikosh per te verteten”. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI