SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Celulari nuk do lejohet brenda qendrës së votimit”/ Celibashi: Kamera vëzhguese në çdo qendër, vota nuk mund të fotografohet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit të gjithë qytetarëve që do të votojnë nuk do t’u lejohet celulari brenda në qendrën e votimit.

Në një intervistë televizive Celibashi tha se për herë të parë në qendrat e votimit do të instalohen kamera vëzhguese, por nuk ndërhyn në zonën ku do të votohet.

I pyetur nëse mund të fotografohet vota në këto zgjedhje, Celibashi theksoi se, “vota nuk mund të fotografohet. Ne kemi vendosur që qytetari të mos lejohet të futet në qendër me aparat celular. Ta zgjidhë si të dojë po në qendrën e votimit nuk do lejohet të futet me celular”.

“Në zgjedhjet e shkuara është lejuar, por këto zgjedhje kemi vendosur që të mos lejohet. Gjithashtu për herë të parë do të instalojmë kamera vëzhguese në çdo qendër votimi. Një kamerë që do të monitorojë gjithë procesin e votimit, por jo fletën e votimit”, u shpreh ai.///

error: