– Përdoruesit e Twitter do të mund të votojnë përmes platformës edhe për filmin e tyre të preferuar të vitit 2021, ku filmi me më shumë vota do të shpërblehet gjatë ceremonisë së 27 marsit të çmimeve ”Oscar”.
Iniciativa është rezultat i një bashkëpunimi mes rrjetit social Twitter dhe Akademisë së ”Oscar”-it.
“Ne jemi të ngazëllyer për partneritetin me Twitter për ndihmën që na dha në ndërtimin e një audience digjitale me pamjet e ceremonisë së këtij viti”, shpjegon Meryl Johnson, zëvendësmenaxher dixhital në Akademi.
Filmi më i votuar nga përdoruesit e Twitter nuk do të ketë një kategori zyrtare të ”Oscar”, por do t’i hapë rrugën filmave të refuzuar nga Akademia si për shembull ”Spider-Man: No Way Home”.
Përdoruesit e platformës mund të votojnë deri më 3 mars duke përdorur hashtagun #OscarsFanFavorite.
Mund të votohet edhe për skenën e preferuar të 2021 duke përdorur hashtagun #OscarsCheerMoment, që do të shfaqet gjatë ceremonisë./ATSH-ANSA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI