Nga Shkëlqim HAJNO /
- SHËNIM –
Ish materniteti I vjetër I Sarandës, një godinë e trashëguar nga viti 1936, do të jetë një tjetër muze arkeologjik për ekspozimin e resurseve të mëdha të rajonit.
Dilema: zyra administrate apo muze, mori fund disa kohë më parë kur Kryeministri i vendit Edi Rama , I shoqëruar nga krkeu i Bashksie Adrian Gurma, inspektoi shëtitoren e re, aso kohe në proces ndërtimi. Gjatë momentit kur Rama kaloi pranë godinës së vjetër të Maternitetit, e artikuloi edhe një herë idenë e muzeut të ri arkeologjik, pikërisht në këtë objekt njëkatësh me mjedise të bollshme dhe disa veçori ndërtimore , gjurmë të medimit të arkitekturës për kohën e ndërtimit.


Së fundi, ideja e Ramës për një Muze të ri arkeologjik në Sarandë, u risoll në fokus të analizës së trashëgimisë kulturore e arkeologjike të Pakrut Kombëtar të Butirntit, në prani të Minstres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes Anila Denaj.
Sipas fokusimit të Denajt, Muzeu i ri mund të pasqyrojë edhe shumë nga vlerat arkeologjike të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe disa nga veçoritë e vlerave natyrore të kësaj zone.


Për kryebashkiakun Gurma, pranaia e këitj Muzeu në afrësi me Portin detar ku mbërrijnë
flukset e turistëve; padyshim përbën një avantazh, edhe në kushtet kur Butrinti, thith një target grup moshor të caktuar të turistëve. Gurma ka përmendur karakterin “multifunksional” të Muzeut të ardhshëm arkeologjik të Sarandës .
Përtej kornizës zyrtare dhe vullnetit të qartë të vendinarrjes qeveritare dhe lokale, që duhet përshëndetur; ajo që pritet në këtë mandat të tretë të qeverise Rama; është nisja në kohë optimale e përcaktimit së pari, të profilit të qartë të Muzeut Arkeologjik të Sarandës.
Pas kësaj, përcaktimi dhe miraitmi i platformës për llojin e Muzeut të ri të arkeologjisët në Sarandës në godinën e vitit 1936, është punë mirëfilli e specialistëve të arkelogjisë, kulturës, e më gjerë, të disa fushave që do të përfshihen në karakterin e një muzeu arkeolgjik të munguar dhe dinjitoz për nga vlerat dhe fondet që do të ekspozohen në pavionet e tij të shumtë.
Muzeu Etnografik Bashkiak në godinën dykatëshe pranë Limanit të Vjetër dhe Muzeu Arkeologjik I titulluar prej arekologeve në vitin 2008 kur u përurua ne prani te ish Kryemionistrit te kohes, si “Muzeu Arkeologjik i Kaonisë”, janë gjithsesi asete të rëndësishme në guidat kulturore të turistëve që hyjnë në Sarandë përgjatë 12 muajve të vitit, por asesi, jo në standartet e Muzeut të ri Arkologjik që pritet të konceptohet e sendërtohet me standarte bashkohore prej specialistëve kompetentë në godinën e trashëguar prej 1936-ës në Sarandë.
Kësisoj, Saranda do të shpëtojë njëherësh edhe një fragment, nga memoria e saj artikektonike e urbane midis dy Luftrave Botërore, që, një sy eksperti, ose studjuesi, jo dosido; mund të qëmtojë ende, në hapësirën urbane të qytetit bregdetar sot; plani filletar urban i të cilit në trajtën e një teatri natyror (sipas izoipseve); u realizua nga një ish arkitekt austriak para mbretërisë së Zogut, më origjinë hebre, i angazhuar nga bashkia Sarandës, asaj kohe të largët./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI