AFP/ – Franca është vendi europian me numrin më të lartë të rasteve të infektimit nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.
“Vendi ka regjistruar 1,6 milionë raste në më shumë se tetë milionë persona të prekur në kontinent”, detajoi ai gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Vala e dytë është brutale dhe po përhapet me shpejtësi”, shtoi Salomon duke njoftuar se më shumë se 58 000 infeksione të reja ishin regjistruar në 24 orët e fundit, një rekord i ri që nga fillimi i testeve të shqyrtimit në shkallë të gjerë.
Sipas tij, kjo prirje sugjeron presion të shtuar në sistemin spitalor, sepse, nëse incidenca rritet, mekanikisht edhe pranimet do të rriten disa ditë më vonë///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi