– Greqia ka filluar aplikimin e gjobave për personat mbi 60 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Rregulloret e reja kërkojnë që kushdo mbi kufirin e moshës të paguajë një tarifë mujore prej 100 eurosh, nëse zgjedh të mos vaksinohet.Rregulli i ri u shpall në nëntor.
Autoritetet shtetërore shëndetësore do t’ua kalojnë autoriteteve financiare emrat e të pavaksinuarve. Paratë do të përdoren për të mbështetur spitalet në Greqi.Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se ”ka një mënyrë të lehtë për të shmangur ndëshkimin dhe ky është vaksinimi”.
Qeveria tashmë e konsideron këtë masë të suksesshme.Që nga shpallja e sanksioneve, gjashtë javë më parë, rreth 217 000 njerëz mbi 60 vjeç janë vaksinuar.Kjo ka rritur shkallën e vaksinimit në këtë grupmoshë në 90%.
Por, Mitsotakis përjashtoi vaksinimin e detyrueshëm për grupmoshat e tjera duke thënë se ishin kryesisht të moshuarit ata që sëmuren rëndë dhe duhej të trajtohen në spitale./ata///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.