Dita Botërore e dëborës.(FOTO: Pirro NACI-SARANDANEWS.AL)

– Dita Botërore e Dëborës u krijua me iniciativën e Federatës Botërore të Skive (FIS) dhe mbahet të dielën e janarit (16 janar 2022), për të promovuar sportet e borës në shtetet e saj anëtare, me një sërë aktivitetesh.
Mirë do të ishte që edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të ishte më e ndjeshme me turizmin malor dhe atë dimëror…. Në Greqi ‘’bërtasin’’ dhe ‘’ulërasin’’ për të mbushur qendrat e skive dhe vendet malore me turistë dhe nga ana tjetër vetë grekët, ‘’turistët grekë’’ po bëjnë namin në vendet fqinje dhe Evropë (Bullgari- qendrat e skive) Ditëfjetjet e turistëve grekë në evropë për turizmin malor dhe atë të skive është tre-fishuar në krahasm me ditëfjetjet në turimin malor në greqi nga vetë grekët…
Kjo, për disa arësye , njëra nga ato është edhe promovimi dhe reklamimi i duhur. Në faqen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit e kaluan shkarazi këtë ditë…
I bukur është edhe deti edhe Syri i Kaltër por bora ka vendin e saj dhe ne duhet ta promovojmë…. /Nga Pirro NACI-SARANDANEWS.AL)
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat