Diplomatë grekë të Ambasadës në Tiranë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Gjirokastër, zhvilluan së fundi një takim me kryebashkikun e Sarandës Adrian Gurma me fokus intensifikimin e bashkëpunimeve të ndësjellëta mes bashkive në rajoneve kufitare po edhe më gjerë.
Ka qenë e pranishme për palën greke, Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Tiranë, Sophia Philipidou si dhe Konsulli i Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.



Nga ana e tij kryebashkiaku Adrian Gurma i falënderoi diplomatët grekë për frymën e bashkëpunimit për intensifikimin e marrëdhënieve të ndërsjellta në fushën ekonomike, turistike, kulturore, arsimore e sportive.
Me këtë rast, Gurma i ka dhënë Ambasadores Sophia Philipidou disa dhurata me promocionet e Sarandës dhe simbolikat e qytetit turistik.

Duke përmendur takimin e mësipërm , Gurma u shpreh: “Me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sophia Philipidou, Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis dhe bashkëpunëtorë, diskutuam mbi intesifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik, turistik, kulturor, arsimor e sportiv, kryesisht me bashkitë e profilit të ngjashëm, të rajonit kufitar në shtetin fqinj, në vazhdim edhe të traditës së mirë, krijuar ndër vite mes palëve.”

Në harkun kohor të 30 viteve të fundit që përkojnë me periudhën e zhvillimeve demokratike në Shqiperi, bashkia e Sarandës ka bashkëpunuar në mënyrë të ndërsjelltë me disa bashki greke. Bashika e pare me te cilën është binjakëzuar Saranda është ajo e Korfuzit fqinj.//SARANDANEWS.AL////
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”