– Greqia konfirmoi 17,633 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 25 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 1,258,495 infeksione me COVID-19. Gjatë 7 ditëve të fundit, nga 1,902 raste të konfirmuara, 217 prej tyre lidhen me udhëtime jashtë vendit.
Gjithashtu janë regjistruar 61 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të tyre në 20,910. Prej tyre, 95.1 për qind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkisnin moshës 70 vjeç e lart.
Gjithsej 626 pacientë janë nën kujdesin intensiv në spitale. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç dhe 80.7 për qind kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkasin moshës 70 vjeç e lart. Nga totali, 535 (85.46 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 91 (14.54 për qind) janë plotësisht të vaksinuar. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI