Një anëtar i lartë i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe tha se, mbajtja e maskave në shkolla mund të dëmtojë shëndetin mendor të fëmijëve pasi qeveria britanike këmbënguli se këto masa paraprake shtesë do të ndihmonin për vazhdimësinë e mësimdhënies.
“Rreziqet nga Covid-19 duhet të balancohen me rreziqet për mirëqenien e fëmijëve”, tha kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të Edukimit, Robert Halfon pasi qeveria njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme në Angli.
“Nënsekretari Parlamentar i Shtetit në Departamentin e Arsimit, Will Quince erdhi në dhjetor, në komitetin tim dhe tha se kishte prova shumë të kufizuara për efikasitetin e maskave në mjediset arsimore”, tha Halfon për agjencinë e lajmeve PA.
“Shumë studime nga Belgjika, Kanadaja, SHBA-ja, sugjerojnë se maskat kanë një efekt të dëmshëm te fëmijët, ose mund të kenë një efekt negativ në shëndetin e tyre mendor, mirëqenien e tyre, aftësinë e tyre për të komunikuar, ndërgjegjësimin e tyre emocional”, shtoi ai. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI