/ATSH/ Masat e ndërmarra në kohë rekord nga qeveria kundër COVID-19, kanë bërë që Shqipëria të shënojë nivelin më të ulët ndër vendet e tjera pas 20 rasteve të para të përhapjes së tij.
Kryeministri Edi Rama, shprehet se “kurba e rritjes së presionit të armikut e matur për çdo vend pas 20 rasteve të para, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani”.
“Tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!” – shprehet Rama.//R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI