/18/04/2020// Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Në komunikimin e përditshëm në lidhje me situatën e infeksionit Sars Cov 2 dhe Sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli përcolli informacionet e fundit.
Sipas saj, në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier.
“Deri në këto momente janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve”, u shpreh Rakacolli.
“Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën”, tha ajo./R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI