Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot në lidhje me situatën e COVID-19 se në 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antikovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antikovid.
Nga rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 34 në Sarandë, 29 ne Gjirokastër, 8 raste në , Delvinë, etj,.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
Raste pozitive 100,246, Raste të shëruara 63,329 Raste Aktive 35,251 Humbje jete 1,666///Nga ATSH///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?