Genc Pasko, aktivisti i shoqërisë civile dhe ish-zv.Minister i Turizmit, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Pasko ishte i infektuar me COVID-19 dhe dhe pas nje permiresimi te gjendjen se tij shendetesore sikurse e beri te njohur vete ne fb, nuk ka mundur ta fitoje betejen.
Ai u nda nga jeta sot në moshën 57-vjeçare. Pasko, me origjine nga familja e Mitrush Kutelit, ishte një zë i njohur i shoqërisë civile ne Shqiperi.
Genc Pasko ka dhënë një kontribut të vyer prej më shumë se 25 vite.
.Per shume vite ai drejtoi programin TACSO te trajnimit dhe rritjes se kapaciteteve te organizatave te ndryshme te shoqerise civile ne te gjithe vendin. Me heret Genci Pasko ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Turizmit më parë. Diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm, Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv. Ministër i Turizmit
SARANDANEWS.AL i shpreh ngushellime familjes Genc Pasko dhe lutet: Pushofsh ne paqe o Shpirt fisnik! ///SR-R///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.