Departameti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën e shpalljes së fituesve të lotarisë amerikane. Mësohet se lista e fituesve të lotarisë amerikane do të publikohet më datën 6 qershor dhe jo më 5 maj, siç ka ndodhur vitet e tjera. Pra më datën 6 qershor, çdo sgqiptar që ka aplikuar për lotarinë, do të ketë mundësinë të shikojë nëse është shpallur futes apo jo.
Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.
Ky vendim vjen për shkak të krizës së COVID-19 ka shkaktuar edhe në SHBA. Pak ditë më parë, presidenti Donald Trump deklaroi se do të pezullohen përkohësosht dhënia e lejës së qëndrimit të përhershëm për të huajt, (Green Card), për shkak të koronavirusit. Po kështu Trump theksoi se do ketë një pauzë 60-ditore në lëshimin e kartave jeshile, me qëllimin për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës, në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi