Nga e hëna do të ketë ndryshim të theksuara të motit, ku dita më e vështirë do të jetë e marta (11/10).
Sipas parashikimit të Windy, temperaturat të hënën do të ulen me disa gradë dhe do të ketë reshje shiu në pjesën veriore dhe perëndimore me ndryshim të drejtimit të erës nga veriu në jug, me intensitet deri në 7 bafortë.
Ditën e martë, bora do t’i shtohet “menusë” së motit, por në zonat malore.
Për sa i përket erërave të martën, ato do të qëndrojnë të forta dhe do të vijnë nga veriu.
Kjo situatë, megjithatë, duket se nuk do të zgjasë shumë pasi nga e mërkura dhe në vijim do të ketë një përmirësim tjetër të kushteve atmosferike.////

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi