Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së mërkurës, ku ka thënë që në Kadastrën e Tiranës do të ndodhë e njëjta gjë me atë që ndodhi në Kadastrën e Durrësit. I ftuar në “Opinion”, Lame tha se shumë shpejt do të shohim edhe Tiranën si historia e Kadastrës së Durrësit ku pati disa të arrestuar, për tjetërsim të pronës.
“Së shpejti do të shohim edhe në Tiranë atë që ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi ka patur mbivendosje të pronës”, deklaroi Lame. Kujtojmë që në tetor të vitit 2019-të, u arrestuan 18 punonjës mes të cilëve juristë, drejtorë dhe ish-specialistë. Këta punonjës u arrestuan me akuzën e tjetërsimit të sipërfaqeve të tokave, ku ua kishin shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.
Mes të arrestuarve ishin ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës, Edlira Nova.
Emrat e të arrestuarve në tetor të vitit 2019-të:
Ardian lIjazaj ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm., Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë.
Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Rovin Meqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Enver Shima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë.
Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë. Luigj Bushaj, përfitues toke. Gjon Proja, përfitues. Gjergj Bushaj, përfitues. Albert Doda, përfitues. Lek Ndoji, përfitues.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI