Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur në Delvinë pas një konflikti që ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali.
Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krah. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Delvinës ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Festim Abdi, 55 vjeç. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi të dy personat ishin duke konsumuar alkool.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan shtetasin Festim Abdi, 54 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 24.01.2025, gjatë një konflikti, ka plagosur me mjet prerës shtetasin Panajot Imeri, 38 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.///
ME SHUME LAJME
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI
Sarandë.Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja, 5 në pranga
Sajadhë. Greqi. Synonte nga Konispoli kalimin ilageal për Shqipëri, humbet jetën kiliani 20-vjeçar