Nga Lola LASKO
Pas lançimit të pak ditëve më parë të kandidatëve për kryebashkiakë në Qarkun e Vlorës, zyrtarët e lartë të kësaj Partie pa humbur më kohë, kanë zbritur menjëherë në bazë.

Blendi Klosi sekretati politik i këtij Qarku ka ‘prekur’ edhe Delvinën së bashku me deputeten aktive Anila Denaj për të prezantuar kandidatin Besmir Veli i cili zëvendësoi Majlinda Qilimin.

Qilimi ka qenë në panelin prezantues dhe ka bërë thirrje gjithashtu për mbështetjen e Besmir Veli.

Pas fjalës së Klosit që ka përbërë edhe prezantimin apo ‘shugurimin’ në publikun delvinjot të kandidatit të ri socialist për kreun e bashkisë jugore deputetja Anila Denaj në fjalën e saj të shkurtër nuk ka harruar togfjalëshin kyç se Besmir Veli, është vazhdim i punëve të mira për Delvinën.
“Suksese Besmir Veli në këtë rrugëzim drejt fitores së padiskutuar.-ka theksuar Denaje cila ka argumentuar se ” Forca e besimit te Partia Socialiste, mbështetja e të gjithë socialistëve delvinjotë dhe puna e të gjithë strukturave në çdo organizatë bazë partie e në çdo fshat do të mundësoj vijimin e punëve të mira.”

Denaj, e kujdeshme deri ne detaj për kortezinë dhe kohezionin brenda PS nuk ka lënë në ‘hije’ kryebashkiaken sot në detyrë:

“Falënderime kryetares sonë Majlinda Qilimi për punën dhe përkushtimin në këto 4 vite-ka thënë deputetja e rajonit të Sarandës, duke shtuar se “Shumë punë të tjera të mira na presin përpara.”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI